kërkimi


Etiketat Fakte digjitale x Taktikë x Reputacion x

SHPIFJA DHE POSHTËRIMI

Gjuha e padenjë, sharje dhe përdorimi i një toni fyes që degradon dinjitetin e njeriut, reputacionin dhe/ose statusin në shoqëri. Mund të përdoren edhe fotografitë, videot, memet dhe gif-et për të shkaktuar poshtërim/turp.

Çdo njeri ka nivele të ndryshme tolerance ndërkohë që kufiri mes shpifjes dhe kritikës shpesh është i paqartë. Figurat publike, veçanërisht politikanët që përfaqësojnë publikun e gjerë, duhet të tregojnë nivel më të lartë tolerance ndaj kritikës. Nga ana tjetër, gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë të drejtë të shkundin, shqetësojnë dhe madje ofendojnë anëtarët dhe publikun në përgjithësi gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale dhe në interes të publikut.

Gratë gazetare, aktiviste dhe politikane priren më shumë të jenë objekte shpifjeje dhe poshtërimi në krahasim me homologët e tyre meshkuj. Shkelja me bazë identitetin ose gjininë është mekanizëm heshtës dhe njihet si një formë dhune me bazë gjinore dhe, si e tillë, dënohet publikisht. https://twitter.com/UNESCO/status/1140888153928196096

Nëse jeni kthyer në shënjestër të çdo forme dhune dixhitale, ju inkurajojmë të kërkoni mbështetje tek rrjetet që i keni si mbështetëse dhe që ju kuptojnë dhe e dinë si ndiheni. Qëndroni pak kohë larg vendeve ku keni përjetuar ngacmimet dhe kërkojini njerëzve të besueshëm të kontrollojnë llogaritë, emailet dhe t’ju përditësojnë me të rejat e fundit për sulmin, ose t’ju ndihmojnë të dokumentoni abuzimin.


Fakte digjitale Reputacion Taktikë Mbështetja Gazetarë Zyrtar publik

Shpifja dhe poshtërimi

Gjuha e padenjë, sharje dhe përdorimi i një toni fyes që degradon dinjitetin e njeriut, reputacionin dhe/ose statusin në shoqëri. Mund të përdoren edhe fotografitë, videot, memet dhe gif-et për të shkaktuar poshtërim/turp.

Kallëzimet penale që detajojnë sulmin dhe çdo provë (kopje e printuar) duhet të dorëzohen zyrtarisht në polici, duke iu referuar veprës penale - në këtë rast neni. 120 i Kodit Penal. Vini re se e gjithë procedura si dhe identifikimi i autorit është përgjegjësi e palës paditëse, duke pasur parasysh cilësimin e këtij kallëzimi si vepër private.

KËSHILLË: përpiquni të mos u përgjigjeni deklaratave/akteve të shpifjes dhe poshtërimit, pasi këto përgjigje mund të përdoren përfundimisht kundër jush në gjykatë.

Po ashtu, bëni një vlerësim të gjithanshëm të situatës para se të filloni me procedurën gjyqësore, për të siguruar që të mos merret si vepër penale një shaka e keqe apo një kritikë e ashpër. Nëse gjykata e bën këtë përcaktim, rezultati mund të jetë negativ për palën që ka bërë kallëzimin.

Nëse e njihni identitetin e autorit, keni mundësinë të kërkoni dëmshpërblim nga ai/ajo në gjykatë civile, ndonëse nuk mund të mbështeteni tek policia në këtë lloj procedimi. Mund të bëhet padi civile dhe nëse gjykata vendos në favorin tuaj, kjo sjell zhdëmtim në vlera monetare.

Vlerësimi i rrezikut është një mënyrë e dobishme për të vlerësuar një vepër të mundshme - kur ka ndodhur, pse dhe nga kush? Për shembull, nëse postoni një artikull për një çështje të ndjeshme shoqërore, ky mjet mund t’ju ndihmojë me menaxhimin e rrezikut, për të vlerësuar se cilat grupe apo individë mund të reagojnë negativisht. Është e rëndësishme që këto lloj shkeljesh të mos bëhen rutinë apo normalizohen.

Zgjidhni një përgjigje që do t’ju ndihmojë të ndiheni të sigurt dhe të pakësoni mundësitë e dëmtimit të mëtejshëm, dokumentoni (ose kërkoni nga familja dhe miqtë) të gjitha aktet e shpifjes/poshtërimit dhe mësoni më shumë rreth sigurisë dixhitale, mekanizmave për mbrojtjen gjysmë-funksionale në platformat e mediave sociale.


Fakte digjitale Raportoje në platformë Blloko përdoruesin Reputacion Taktikë Padi penale